×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Finlandës i reagon Milaim Zekës: Nuk e kam vizituar asnjëherë RTK-në

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 14:47

    Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka demantuar Milaim Zekën i cili në një postim në profilin e tij në Facebook ka akuzuar ambasadorët e Suedisë, Italisë dhe Finlandës se kanë bërë ndërhyrje në Radio Televizionin e Kosovës duke i shkuar në zyrë Drejtorit Gjeneral për t’i bërë presion.


    Në reagimin e saj ndaj Zekës, Stjernvall ka shkruar se nuk e ka vizituar asnjëherë RTK-në.

    Postimi i plotë i Ambasadorës së Finlandës në Twitter:

    “Për Milaim Zekën dhe qytetarët e Kosovës: Nuk e kam vizituar asnjëherë RTK-në dhe në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyja në media dhe politikat editoriale. Prej vendit nga vij, Finlanda, ne respektojmë dhe besojmë në lirinë e mediave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!