×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë dhe delegacioni i saj priten nga Presidentja Osmani

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 19:12

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, bashkë me delegacionin e saj.

    Ky takim u zhvillua në ditën e dytë të Kongresit botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në takim, Shala e njoftoi Presidenten lidhur me ecurinë e ditës së parë të kongresit, derisa shkëmbyen ide për bashkëpunime të tjera.

    “Ne diten e dyte te Kongresit boteror per Persona me Aftesi te Kufizuara bashke me delegacionet nderkombetare nga e tere bota qe moren pjese ne kongres, u pritem nga Presidentja e Kosoves znj. Vjosa Osmani e cila ishte e para qe mbeshteti ne plotni kete projekt, dhe te cilen e njoftova me tere ecurine e dites se pare te kongresit dhe temat e konkluzionet qe u diskutuan, duke u zotuar keshtu bashke qe ky rrugetim i mbeshtetjes se plotfuqishme i kesaj kategorie te vazhdoj me tutje deri ne integrimin e plote e te barabarte te te gjithve ne shoqeri.

    Presidentja me shume ngrohtesi bashkebisedoj edhe me delegacionin duke shkembyer ide per bashkepunim te metutjeshem dhe i falenderoj per kontributin e tyre ne kongres”, shkroi Shala në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i saj i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!