×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistja Donika Emini: Valdete Daka ka organizuar superzgjedhje

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 14:42

    Analistja Donika Emini, i ka dalë në mbrojtje kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Emini ka shkruar se Daka nuk e ka marrë vendimin as për Kurtin e as për verifikimin e votuesve nga diaspora, ajo thotë se të parin e morri Gjykata Kushtetuese dhe të dytin e kanë përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

    Ajo thotë se KQZ ka organizuar super zgjedhje në dy vitet e fundit dhe është e lehtë të kërcënohet Valdete Daka pasi është grua.

    Postimi i plotë nga Emini:

    Valdete Daka nuk e ka marr vendimin as për Kurtin e as për verifikimin e votuesve nga diaspora.

    Të parin e ka marr Gjykata Kushtetuese

    Të dytin e kanë marr në pajtim me përfaqesuesit e partive politike ne KQZ.

    Tash, Daka mundet me u konsideru si e afërt me establishment. Ama, KQZ ka organizu super zgjedhje vjet e sivjet në rrethana të tmerrshme.

    Ama po ju kuptoj që me Daken e keni ma lehte me u kap e me kërcenu. Me gra ja don fort!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!