×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku nis pastrimin e partisë nga të vjetrit: Agim Veliu e Haki Rugova jashtë Kryesisë

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 14:49

    Është zgjedhur Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.

    Reporteri.net merr vesh se disa figura “garda e vjetër” nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë. Burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se Agim Veliu, e Haki Rugova nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së kësaj partie.

    Abdixhiku ka zëvendësuar edhe Arban Abrashin, i cili nuk është më sekretar i partisë. Këtë pozitë përbrenda LDK-së, tash e tutje do ta ushtrojë Imri Ahmeti.

    Figura të tjera nga ajo që quhet “garda e vjetër” e që nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së së LDK-së, janë edhe Skender Hyseni, Ismet Beqiri, Muharrem Sfarqa e Naser Osmani.

    Emrat e ri që janë zgjedhur pjesë e Kryesisë së kësaj partie janë Shqipe Mjekiqi, Faton Bislimi, Muhamet Hamiti e Alban Zogaj.

    Të gjithë emrat e ri të Kryesisë pritet që të bëhen publik sot gjatë ditës.

    Kujtojmë, se zgjedhja e kryetarit të ri dhe të Kryesisë së re të LDK-së, vjen pas dorëheqjes së ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa pas rënies drastike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

    Kryetari i ri ka premtuar ta kthejë LDK-në aty ku ka qenë, pas rënies drastike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!