×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së në KQZ: Përparim Rama ka dokumentacion të Kosovës, gjithçka tjetër mund të jetë vetëm gabim teknik

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 10:50

    Zyrtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar pas lajmeve se kandidati i këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve.


    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim. Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim”, tha Dushi në Facebook.

    Ai ka thënë se ka ndodhur një lëshim teknik, e se ekziston mundësia për evitimin e tyre.

    “Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre. Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!