×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohet Ahmeti: Me sha dikë bëhet top lajm, për ndërtimin e çerdhes asnjë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:34

    Në komunën e Prishtinës sot është hapur edhe një çerdhe e re e madhe.


    Çerdhja “Cicërimat” ndodhet në lagjen Kalabria dhe ka kapcitet për 120 fëmijë, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi  në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka treguar se BE ka financuar me 620 mijë euro hapjen e kësaj çerdheje.

    Por, të parit të kryeqytetit i ka mbetur hatri me mediet vendore.

    Kjo sepse asnjë edicion i lajmeve qëndrore në televizionet tona, nuk ka njoftuar për hapjen e këtij institucioni arsimor parashkollor.

    Ai ka shtuar se çerdhja e re është me super standarde dhe e rëndësishme është që fëmijët të kenë një çerdhe të mirë.

    Sipas tij, top lajm bëhet vetëm atëherë kur e shanë dikënd.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!