×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohet kryetari i Gjilanit: Qe 3 muaj donacioni i testeve serologjike dhe aparati po mbahen ne terminal

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 17:53

    Tash e tre muaj, Gjilani është në pritje të donacionit me teste serologjike që po qëndron në terminal doganor.


    Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do i gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor.

    “Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor!”, ka shkruar Haziri.

    Ai i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së 64-vjeçarit nga Cërnica, i cili vdiq sot pas infektimit me COVID-19.

    “Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Për 4 muaj, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur. Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri.

    https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/4328113793895653

    Ndryshe, edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ende janë në pritje të lejes për testet serologjike që gjenden në terminal doganor e që do të përdoren nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se ende nuk e kupton se pse qeveritë i kanë ndaluar, duke thënë se Kosova është i vetmi vend me vendime të tilla.

    “Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndryshe, testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!