×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohen performancat në shesh, gastronomia sonte vetëm deri në orën 23:00

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 14:52

    Komuna e Prishtinës njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

    “Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00”, njofton komuna.

    Komuna apelon qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!