×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet tenderi për Spitalin e Podujevës

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 15:21

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës ka njoftuar është anuluar aktiviteti i prokurimit për ndërtimin e spitalit të përgjithshëm në Podujevë.


    Në njoftim thuhet se anulimi ka ardhur për shkak të shkurtimit buxhetor ku nuk përfshihet buxheti për projektin “Ndërtimin e Spitalit të Podujevës”.

    “Sipas ligjit Nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, për projektin ‘Ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm në Podujevë’ nuk janë ndarë mjete financiare”, thuhet në njoftim.

    Procedura e tenderimit ishte iniciuar dhe shpallur në vitin 2020, ndërkaq hapja e ofertave për tender ishte bërë më 18 janar të vitit 2021.

    Ndërtimi i spitalit të përgjithshëm në Podujevë është një prej premtimeve më të përmendura nëpër fushata zgjedhore për vite me radhë.

    Ndërsa në zgjedhjet e fundit për kryetar të Komunës së Podujevës, ishte ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte kujdesur që në ditën e parë të fushatës të fliste për finalizimin e këtij projekti.

    Vendimi: Shkarko dokumentin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!