×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arben Gashi: Në VV ka ish-terrorist, ish-ekstremist, ish-PDK

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 22:37

    Anëtari i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në VV nuk ekziston mendimi ndryshe.


    Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.

    “Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

    Gashi tutje pati akuza të ashpra ndaj disa personave në atë listë.

    “Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terrorist dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.

    Tutje kur u pyet se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë ai ka shpjeguar duke thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të gjenden.

    “Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!