×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi pasi i ndan rrugët me Vjosa Osmanin: Unë e kam shoqe

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 22:27

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për raportet e tij me Vjosa Osmanin pasi kjo e fundit u shkarkua nga pozita e nënkryetares së LDK-së.


    Ai thotë se rrugët e Osmanit me LDK-në tashmë janë ndarë por thotë se ka raporte shoqërore me të.

    “Kemi diskutuar disa herë. Kemi raporte shoqërore. Unë flas me Vjosa Osmanin e ekipin e saj. Kam shokë aty. Ka pasur në vazhdimësi një pakënaqësi në lidhje me zhvillimet. Jam mundu me afru edhe unë edhe Kujtim Shala, por në fund rrugët u ndanë. Mendoj se Vjosa ka pasur ende hapësirë me vepru në LDK dhe mendoj se nuk do të ketë askund ma mirë se në LDK”, tha Arben Gashi.

    “Kryesia nuk e ka përjashtuar nga partia, por vetëm e ka përjashtuar nga nënkryetarja. Tash kemi mbetur të dytë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, thotë ai.

    Gashi thotë se nuk e di pse ka ndodhur kjo ndarje në LDK.

    “Nuk e di pse ndodhi kjo. Edhe vet unë kam menduar ndryshe shpesh herë. Unë nuk jam rreshtuar mbrapa Isa Mustafës, por mbrapa LDK-së. Ndoshta rrugë tona bashkohen përsëri, nuk i dihet”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!