×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi thumbon VV-në: Me qeverinë Hoti lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në favor të Kosovës, e jo të Serbisë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:39

    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën plenare ka thënë se qeveria e re do të vendos standard të reja të komunikimit e bashkëpunimit.


    “Do t’i vendosim standardet, do të jetë gjuhë e bashkëpunimit, jo e zhurmës suaj (VV). Do të jetë standard i ri i bashkëpunimit, do të flasim butë, do të punojmë fort”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

    Ai thumboi VV-në, duke thënë se qeveria Hoti nuk do ta qet Serbinë në avantazh në Këshilline Sigurimit dhe në gazetat prestigjioze.

    Ai përmendi edhe hyrjen e 200 mjekëve serbë në Kosovë, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, futjen e mbi 1 mijë testeve gjatë kohës së qeverisë Kurti.
    Gashi vazhdoi ta thumboi VV-në, duke thënë se pasioni i tyre prej opozitari do të respektohet.

    “Pasioni juaj i opozitës do të respektohet, ne sot po vendosim standardin e ri të bërit politik, e të menduarit politik, dhe ju jeni të mirëseardhur. Mirëserdhët në realitetin e ri politik, ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në favor të Kosovës dhe për çdo vendim do të jeni të përfshirë dhe të informuar”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!