×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia del sot në konferencë pas rritjes së rasteve me COVID-19

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 10:50

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të dalë sot në konferencë për media


    Këtë e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate. MSh njofton se konferenca e ministrit Vitia do të mbahet në orën 13:00.

    “Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të mbaj sot ( e premte, 30 korrik 2021) konferencë për media. Konferenca  do të mbahet në ora 13:00, në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference, megjithatë gjatë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19.

    MSh vazhdimisht ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.

    Po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë kanë ngritur alarmin se vaksinimi është i domosdoshëm edhe për shkak të prezencës së variantit Delta të virusit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!