×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia flet pas alarmit për sulm të mundshëm në spitalet e Kosovës

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 13:50

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë presin që shumë shpejtë të vijnë kontingjentet tjera me vaksina anti-Covid.


    Ai pas vizitës që ka bërë së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në sallën “1 Tetori”, tha se që nga dita e parë janë angazhuar për sigurimin e dhe të dozave tjera të vaksinës.

    Vitia ka folur edhe për një kërcënim për sulm në spitalet e Kosovës, që ka marrë sot Policia e Kosovës.

    Sipas Vitisë, pacientët janë të sigurt.

    “Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”, ka thënë Vitia.

    Ndryshe Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në zonën përreth QKUK-së pas disa kërcënimeve për sulme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!