×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia nesër mban takim me kryetarët e Komunave, do të diskutohet sitata me pandeminë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 19:13

    Kryetarët e komunave të Kosovës janë ftuar nesër në një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID-19.


    Ndryshe, nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

    Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është diskutuar edhe ora policore.

    Ndryshe, Kllokoqi në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri”, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar që vendi të mbyllet për 12 ditë nga dita e martë.

    “Po është diskutuar që shkollat, kafeteritë dhe qendrat tregtare të mbyllen për 12 ditë nga e dita e martë, javën e ardhshme. Ne jemi kundër kësaj”, tha ai për Reporterin.

    Po ashtu, Kllokoqi tha se në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e rasteve me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit.

    Ndërkaq, kapacitetet spitalore kanë zënë që të shterohen, pasi që në Klinikat e QKUK-së është një numër shumë i madh i pacientëve të cilën po trajtohen për COVID-19.

    Ende nuk dihet se kur do të merret ndonjë vendim për masat e reja anti-COVID nga organet kompetente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!