×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia tregon se nëse do të ketë masa të reja anti-Covid në Kosovë

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:11

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës që po mbahet në këto momente në Kuvend, ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë për sigurimin e vaksinës antiCOVID të AstraZeneca, shkruan Reporteri.net.


    Ai gjithashtu ka folur edhe për masat antiCOVID, gjersa ka shtuar se qytetarët duhet t’i respektojnë masat e reja që do të ndërmerren nga Qeveria Kurti 2 ditëve në vijim.

    “Pajtohem me deputeten që nuk duhet garë, falënderoj të gjithë akterët që kanë marrë pjesë në negocimin e të gjitha kontratave dhe proceseve për sigurimin e vaksinave. Jemi në rrugë të mirë, jemi në kontakt me kompani tjera për sigurimin e vaksinave.”

    “Masat që janë në fuqi dhe ato që do të ndërmerren ditëve në vijim është e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar, fillon me punëtorët shëndetësorë, e pastaj për persona mbi moshën 80-vjeçare. Ata do të kontaktohen dhe të gjithë ata do ta marrin vaksinën në këtë kontingjent, e duke filluar më pas me moshat tjera në kontingjentet që do të vijnë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!