×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardhja e Honcharenkos në Kosovë, Parlamenti i Ukrainës thotë se nuk e autorizoi vizitën e tij

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 12:56

    Deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko ka qëndruar këtë javë në Kosovë, ku ka mbajtur fjalim edhe në Kuvend.

    Ai ka folur për raportet midis Kosovës dhe Ukrainës si dhe luftën aktuale në Ukrainë me Rusinë.

    Ai është shprehur se pasi lufta të përfundoj me Rusinë, Ukraina duhet ta njohë Kosovën menjëherë dhe se Serbia duhet të vendos a të shkojë me “Putinin e lig” apo botën e lirë.

    “Ukraina do ta njohë Kosovën menjëherë pas përfundimit të luftës. E ndjej mbështetjen në rrugët e Prishtinës, siç thonë njerëzit ‘Slava Ukraini’”, ka thënë ai ndër të tjera gjatë qëndrimit në Kosovë.

    Por, mediat në Ukrainë shkruajnë se Parlamenti ukrainas nuk autorizuan asnjë deputet, në veçanti Oleksiy Honcharenko, të përfaqësojë qëndrimin  e tyre në Kosovë apo në ndonjë vend tjetër. Sipas tyre udhëtimi i Honcharenkos ishte iniciativë e tij personale dhe ishte e një natyre ekskluzivisht private, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Goncharenko ishte të enjten për vizitë në Kosovë, ku në një fjalë rasti në Kuvend, kërkoi sërish nga shteti i tij që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Disa ushtarë ukrainas kanë vdekur në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ata kanë qenë duke luftuar për sigurinë e Kosovës. Ne ndihemi të ngjashëm sepse kemi qenë pjesë e gjenocidit mbi ne. Njerëzit e Kosovës luftuan për pavarësinë dhe ne po luftojmë për pavarësi. Ukraina duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur sepse ju luftuat për këtë gjë. Do të bëj çfarëdo që mundem të iu ndihmoj në këtë. Kosova është Evropë, unë besoj në këtë dhe do ta përfundojmë bashkë këtë”, ka thënë Goncharenko para deputetëve të Kuvendit të enjten. /Rerporteri.net

    Deputeti ukrainas në Kuvendin e Kosovës: Ukraina duhet ta njohë shtetin tuaj sa më parë, do të bëj të pamundurën në këtë drejtim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!