
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se sot është ditë e keqe për Kosovën.
Reagimi i Gjinit vjen pas kritikave të ndërkombëtarëve se Qeveria e Kosovës ishte shkaktare e tensioneve në veri të vendit, për çka SHBA tha se do të ndikohen raportet me aleatët, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Gjini tha se populli i Kosovës “nuk e meriton të futet në kësi humnere” dhe se infantilizmi politik po dëmton vendin.
Postimi i plotë:
Kjo eshte dite e keqe per Kosoven!
Po shpresoj qe qeveria e ka kuptuar paster situaten.
Populli i Kosoves nuk meriton te futet ne kesi humnere.
Me kete logjike vetem Kosova humbet.
Ky infantilizem politik po e rrezikon mundin e popullit tone te shume dekadave.