×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Kastrati i PDK-së bëhet deputet, merr mbi 13 mijë vota

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 12:43

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvend.


    Sipas të rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten, Kastrati ka marrë gjithsej 13 mijë e 228 vota, shkruan Reporteri.net.

    Profesori universitar aderoi në PDK në prag të zgjedhjeve, ndërsa më parë ishte opinionist politik.

    Ndryshe sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota  apo 49.95 përqind. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 296 mijë vota apo 16.900% dhe pritet të përfaqësohet me 19 deputetë në Kuvend.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 978 mijë vota, apo 12.647% dhe pritet të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 62 111 mijë vota, apo 7.078% dhe do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvend.

    Lista Serbe ka marrë 44 404 mijë vota apo 5.060% dhe do të ketë 10 deputetë në Kuvend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!