×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardita Sinani, zgjedhet kryetare e Preshevës

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 19:08

    Ardita Sinani është zgjedhur sot kryetare e Preshevës.


    Sinani është zgjedhur kryeparlamentare në Preshevë më gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër.

    Zgjdhja e saj në krye të komunës erdhi pasi partitë shqiptare atje arritën koalicion, duke lënën kështu në opozitë Alternativën e kryetarit të deritanishëm, Shqiprim Arifi, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i bërë nga Shaip Kamberi:

    Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re.

    Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.

    Presheva iu kthye Preshevës.

    Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!