×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi vazhdon akuzat: VV po e përdor Luginën e Preshevës, vazhdimisht ka krijuar përçarje

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 8:41
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

    Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifti, ka treguar arsyet pse nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës, ku kërkohej reciprocitet i të drejtave siç parashihet për serbët në planin evropian.

    Ai  në “Debat Plus”, ka thënë se dokumenti është bërë për konsum të brendshëm politik dhe se sipas tij zhvlerësohen dokumentet tjera.

    “Nuk e nënshkruaj se kjo është dokument vetëm për konsum të brendshëm në Preshevë, i zhvlerëson tjera dokumente që janë më të rëndësishme se sa kjo. Kjo nuk ka adresë, nuk ka një përkthim sepse thuhet që iu ka dërgua ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.

    Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, për 15 vjet e ka shfrytëzuar Luginën e Preshevës në mënyra të ndryshme.

    “Pse kur nuk e ka shfrytëzu, kallzoma një rast në 15 vitet e fundit që VV nuk e ka shfrytëzuar luginën. Si është rasti me 2 milionë eurot, me listën e përbashkët që e kanë përçarë politikën, e ka përça luginën e Preshevën VV në krye me Kurtin e Liburn Aliun. Na kanë dëmtuar dhe vazhdojnë me na dëmtu”, ka thënë ai.

    Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian.

    Në dokumentin e publikuar nga kreu i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

    Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!