×
  • Lajme
  • Lajme

    “Arkiva e UÇK-së” bën që qytetari të shajë për herë të parë: Këdo që sulmon UÇK-në

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 18:52

    Çështja e hapjes së “arkivave” të UÇK-së, për të cilën zv. kryeministri Besnik Bislimi tha se do të ndodhë së shpejti, ka ngjallur debat të ashpër. E përveç eksponentëve publikë, të nervozuar ka edhe qytetarë.


    Një qytetar i nervozuar pas deklaratës së Besnik Bislimit ka zgjedhur që mllefin e tij lidhur me zhvillimet e fundit ta shprehë duke sharë.

    Ai tha se askush s’ka të drejtë ta sulmojë UCK-në dhe askush s’guxon të ndërhyjë tek UCK-ja e cila ka derdhur gjak.

    “Më fal që po të them, se s’kam sharë kurrë në jetën time. Kush guxon me ndërhy te UCK-ja që kanë derdhur gjak… kujt ia kam … atë nanë? Prej ma të madhit deri më të voglit. Nuk guxon askush me sulmu UÇK-në… për këtë tokë kanë derdhur gjak… nuk guxon askush të ndërhyjë te UÇK-ja… nanë bota ua …. prej ma t’madhit deri tek më i vogli”, është shprehur i nervozuar qytetari.

    Besnik Bislimi dje njoftoi se gjatë dialogut është dakorduar me palën serbe që të hapen arkivat shtetërore rreth UCK-së.

    Lidhur me këtë deklaratë kanë ardhur reagime të shumta në të cilat thuhet se kjo deklaratë e favorizon palën serbe në dialog, për shkak se UCK’-a nuk ka arkiva.

    Ndërsa Faton Klinaku nga OVL e UCK’së ka thënë se deklarata e Bislimit është sikur të thuhet se Kosova është krahinë e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!