×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Muja në seancë ngritet në këmbë kundër Trustit: Vilat e veturat e shtrenjta financoni vet

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 11:19

     Deputeti i Vetëvendosjes është përplasur në seancën e Kuvendit me deputetët e opozitës rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti dhe tarifave të shtrenjta të energjisë.

    Muja se Rregullatori i Energjisë ka marrë vendim për tarifat e shtrenjta të energjisë për ata që shpenzojnë, ngase siç tha ai nuk ka logjikë të subvencionohen shtresat e pasur të shoqërisë.

    Muja tha se i njëjti rast është edhe tek çështja e Trustit, shkruan Reporteri.net.

    “Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu rrymën atyre që e shpenzojnë. Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura të shoqërisë. Njëjtë është edhe te trusti. Kërkesa për trustin e ka qëllimin që të përfitojnë shtresat e pasura të shoqërisë.

    Jo ba disa milionera që kanë qenë në pushtet tash e 20 vjet e po ankohen për faturat e rrymës. Vilat dhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vet”, u shpreh Muja në seancën e Kuvendit.

    Muja dje tha se do ta kundërshtojë me çdo mjet politik tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!