×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Mujës i del “dallash” matematika, në një sondazh i dalin 120 për qind

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:06

    Analisti Armend Muja gjatë një interviste ka kalkuluar përqindjet e një ‘sondazhi’, e që në fund përqindja e votuesve i del 120. Derisa nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thoshte se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja, nuk e dëmton LDK-në, Muja me matematikën e tij është munduar t’ia vërtetojë të kundërtën Muhaxherit.


    Në pyetjen se a do të dëmtohej LDK-ja, nëse Vjosa Osmani largohet prej saj, Gazmend Muhaxheri ka thënë se “Zakonisht dëmtohet pak ose aspak. Dihet se shumë figura janë larguar nga LDK-ja, por kjo parti gjithmonë ka mbetur e fuqishme”.

    “E që ta dimë sa është pak, duhet bërë sondazh”, ka thënë Muhaxheri në Dukagjin.

    Në këtë moment ka ndërhyrë Armend Muja duke i thënë se “A do me t’i kallxu disa shifra?”

    “87% e votuesve të LDK-së, në fillim të qershorit, i kanë besuar Vjosa Osmanit. 33% është maksimumi i tjerëve: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti. Krejt bashkë janë 33%, 87% janë me Vjosa Osmanin”, ka kalkuluar Armend Muja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!