×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestime në Ministrinë e Bujqësisë, disa zyrtarë nxirren në pranga

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 10:17

    Ka përfunduar aksioni i policisë tek Ministria e Bujqësisë, aksion ky që ka përfunduar me katër të arrestuar.


    Reporteri.net merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha.

    Gazeta ka siguruar edhe pamjet kur i njëjti nxirret në pranga nga ky objekt. Përpos Nuhës, të arrestuar janë edhe tre persona të tjerë.

    Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020, për çka ishte Reporteri.net media e parë që kishte raportuar.

    Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Reporterin.

    Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

    “Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!