×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i nëntë zyrtarëve për stadiumin e fshatit Magure, reagojnë nga Komuna e Lipjanit

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 23:57
    Ndërtesa e Komunës së Lipjanit

    Komuna e Lipjanit ka dalur me një reagim pas lajmit për arrestim të nëntë zyrtarëve nën dyshimet për keqmenaxhim me fonde në stadiumin në Magure.

    Nga kjo komunë kanë thënë se nuk duan të ndikojnë në punën e drejtësisë, por deklaruan se të gjitha kontratat e nënshkruara janë publike dhe të qasshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ndonëse zyrtarisht asnjë informatë si institucion i komunës dhe si kryetar i komunës nuk e kemi, konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se apsolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në ëebsajtin e komunës”, thuhet në reagim në Facebook.

    Tutje, në reagim sqarohet se për rinovimin e dheut të shembur si pasojë e reshjeve të vitit 2021, komuna ka hapur konkurs por operatorët e kontraktuar s’kanë kryer punën e tyre dhe rrjedhimisht as nuk janë paguar.

    “Ne, kuptojmë dhe inkurajojmë punën e organeve të drejtësisë që të jetë e pavarur dhe korrekte, por asesi deklarimet paushalle e të paverifikuara. Duhet të vlejë prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë e jo me komente me erë terësisht politike pa asnjë lloj verifikimi të së vertetës”, thuhet tutje.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se gjatë ditës së sotme (hënë), Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

    “Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300,000) euro”, njofton tutje prokuroria.

    Arrestohen 9 persona zyrtarë për keqpërdorimin e 300 mijë eurove në lidhje me stadiumin e fshatit Magure

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!