×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 10 persona në Pejë, në 02:00 të mëgjesit po luanin bixhoz në një lokal

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 13:28

    Policia në Pejë ka arrestuar dhjetë persona të cilët nuk kanë përfillur vendimin e qeverisë për të mos dalë në lokale e për t’u tubuar.


    Burime të Gazetës Online Reporteri.net, kanë bërë të ditur se sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00 pas mesnate, policia e Pejës ka kryer një aksion në qendrën zejtare të këtij qyteti në një lokal ku dhjetë persona ishin mbledhur për të luajtur bixhoz.

    Siç mëson Reporteri.net, policia pas informacioneve se aty po zhvillohej veprimtari ilegale, është futur në lokal duke e hapur derën, ku edhe i kishte hasur të dyshuarit.

    Aty mësohet të janë konfiskuar para dhe gjëra të tjera, që lidhen me rastin.

    Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa, nëntë të arrestuarit tjerë, janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!