×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Lipjan, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 17:05

    Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike.

    Ata pas kësaj kanë arrestuar dy persona si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një sasi të substancës narkotike.

    “Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar si dhe gjetjen e sekuestrimin e një arme dhe një sasie të substancës narkotike etj”.

    “Ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge. Me aktvendim mbi ndalimin të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!