×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Viti

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 23:46

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Viti nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

    Të dyshuarit janë N.S. (1997) dhe M.Q. (1966), që pas kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

    Një Pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një Revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6.35 mm.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale, “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!