Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.
“Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha Elshani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.