×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër azilkërkues pasi sulmuan pesë zyrtarë policorë në Lipjan

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 11:31

    Katër shtetas të huaj, azilkërkues, janë arrestuar të martën në Lipjan, pasi që të njëjtit kishin tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.


    Gjatë përpjekjeve për mos t’i lejuar të dyshuarit të futen brenda qendrës, janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare në pronësi të qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!