×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen për korrupsion dy zyrtarë të Agjencisë së Prokurimit

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 21:53
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona nën dyshimin për korrupsion, dy prej tyre zyrtar të Agjencisë së Prokurimit.


    Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.

    “Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Po ashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ministri Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!