×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 20-vjeçari i shumëkërkuar nga Policia

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 16:40

    20-vjeçari me inicialet M.M, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në fshatin Peran të komunës së Podujevës.


    Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar M. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë”, tha Borovci.

    Siç tha ai, 20 vjeçari pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Ndërkaq, nga data 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!