×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 20-vjeçari në Podujevë, rrahu një person dhe videon e sulmit e publikoi në rrjete sociale

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 21:48
    Foto ilustruese

    Një 20-vjeçar me inicialet F.I, është arrestuar në Podujevë. Ai dyshohet se e ka rrahur një person dhe e ka publikuar videon e sulmit në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmi u bë i ditur nga një njoftim për media i Policisë së Kosovës

    “Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim. F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar më datën 24.10.2022”.

    Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!