Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, dje rreth orës 19:00, në Pejë, tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.
“I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.