×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 40-vjeçari në Mitrovicë, i dyshuar për 4 raste të vjedhjeve

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 14:57
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Sot hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”.

    Policia njofton për arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

    “Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, njofton policia, transmeton Express.

    Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!