×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 61 vjeçari, hajduti i kuletave që vidhte qytetarët e Suharekës

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 11:51

    Policia në Suharekë ka arrestuar një 61 vjeçar me inicialet A.S nga Prishtina nën dyshimet të ketë kryer pesë raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve të Suharekës.


    I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Vjedhjet kryesisht raportohet të kenë ndodhur në qendra tregtare, njërin nga tregjet e qytetit si dhe nëpër shtëpi, njofton raporti policor.

    Vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!