×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet deputeti Rasim Demiri, u gjet duke lëvizur me armë gjatë ‘orës policore’

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 21:45

    Deputeti Rasim Demiri është arrestuar sot pasdite, në periferi të Prizrenit. Me pas, i njëjti është liruar.


    Siç mësohet, deputeti Demiri, bashkë me një person tjetër kanë shkelur ‘orën policore’ e vënë nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

    Po ashtu, gjatë arrestimit policia ka gjetur edhe një armë pa leje, e cila është konfiskuar.

    Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    “I kemi ndalu dy persona të dyshuar për armëmbajtje ilegale dhe përdorim të saj. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

    Deputeti Rasim Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!