×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe komandanti i policisë në Bërnjak

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:36
    Foto: Ilustrim

    Edhe komandanti i Policisë në Bërnjak, Dejan Kompereviq është arrestuar gjatë operacionit të sotëm të Policisë në veri të Mitrovicës.


    Insajderi ka mësuar nga burimet brenda Policisë se deri tash janë arrestuar mbi 15 policë e doganierë të dyshuar për kontrabandë në Veri.

    Operacioni, i cili ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ka hasur ne rezistencë të armatosur, derisa nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur së paku një polic.

    Ndërkaq, pak më herët është arrestuar edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok.


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!