×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ferizajasi, ja mori 9 mijë euro një femre për shërimin e saj

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 9:57

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Ferizajt, pasi i njejti dyshohet se ka mashtruar një femër.


    Policia thotë se pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital .

    I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!