×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kryeplaku i fshatit Strellc lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 19:29

    Është arrestuar Haki Pajazitaj, apo ndryshe i njohur si “kryeplaku i fshatit” të Strellcit të Deçanit lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj.


    Kështu ka konfirmuar Shkëlqim Pajazitaj, vëllau i të ndjerës, Donjetës.

    74-vjeçari, Haki Pajazitaj është arrestuar pasi që nuk demantoi lajmin kinse urdhëroi vrasjen e Donjetës.

    “Për disa letra që i kam qit në fb, e aj nuk ka dal që me i demantu që nuk janë të vërteta. Ai është arrestuar qetash rreth orës 16:00”, u shpreh ai, shkruan Indeksonline.

    Në seancën e 18 shtatorit 2020, babai i të ndjerës, Halil Pajazitaj ka treguar për letrat që i kishin pranuar pasi kishe ndodhur vrasja e bijës së tij.

    Në cilësi të dëshmitarit babai i Donjeta Pajazitaj, Halil Pajazitaj deklaroi se përderisa ka qene duke u zhvilluar procedura ndaj Naser Pajazitajt, ata kanë pranuar dy letra, letrën e parë në banesë në Pejë ku ishin vendosur përafërsisht 1 vit pas vdekjes së Donjetës.

    Sipas tij, në atë letër shkruante se Donjeta kishte ngelur shtatzënë me Hysni Pajazitajn, ndërsa i njëjti për të mos e kuptuar gruaja e tij i kishte dhënë 5 mijë euro Naserit për ta vrarë Donjetën.

    Shkëlqimi tha se më në fund doli poshtërsia dhe fyftyrësia e njeriut që u deklarua si migja i Donjetës dhe që u mundua për së vdekuri të njollos moralin e Donjetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!