×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Kosovë shtetasi çek që kishte urdhërarrest ndërkombëtar

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 18:27

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar shtetasin çek i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian.


    Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit sot me datë 5 dhjetor përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) ka arrestuar shtetasin çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965) i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian.

    I arrestuari ishte dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vite për veprën penale “mashtrim”.

    Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!