×
  • Lajme
  • Lajme

    Me 2 miliardë dollarë në çantë: Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 12:40

    Mediat turke raportojnë se dyshohet që Faruk Fatih Ozer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.


    Autoritet turke publikuan një fotografi të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Sipas këtyre shkrimeve, burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer ka qenë në Shqipëri dhe në bastisjet e bëra u pa që ishte arratisur për në Kosovë.

    Themeluesi i firmës Thedox, ishte arratisur për në Shqipëri duke marrë me vete një shumë prej dy miliardë dollarësh.

    Ai e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin. Pasi që kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.

    Faruk Fatih Ozer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq, duke i bindur që të investonin të holla tek ai me pretendimin që do fitonin më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!