×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Serbi një ish-pjesëtar i UÇK-së

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 21:54

    Policia serbe ka arrestuar në Serbi një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Ai ka qenë duke u kthyer në Kosovë dhe ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, shkruan Reporteri.net, në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga Policia serbe.

    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se i arrestuari është Marjan Gjokaj udhëheqës i një divizioni në Administratën Tatimore të Kosovës në qytetin e Gjakovës.

    Motivet e arrestimit të Gjokajt nga autoritet serbe ende nuk dihen.

    Kujtojmë se në vitin 2016 policia serbe kishte arrestuar drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.

    Atij, autoritetet e drejtësisë në Serbi, i patën caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!