×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nëna nga Istogu që e rrahu fëmijën e saj me kabllo

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 11:06

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Istog.


    Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi sot se një grua 41 vjeçare, me inicialet Sh.H(1979), emër i njohur për redaksinë e ka humbur kontrollin dhe duke e rrahur djalin e saj 9 vjeçar ka tentuar ta mbysë me kabllo në fyt.

    Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se është arrestuar nëna e cila ka rrahur djalin e saj.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

    “Rasti është hapur në polici si keqtrajtim ose braktisje e fëmijës, ka ndodhur në zonën e Istogut. Është intervistuar nëna dhe fëmija në prani të punëtorit për punë social. Me urdhër të prokurorit e dyshuara (nëna), është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa fëmija është dërguar në një familje për përkujdesje, familje vullnetare”, tha Gashi.

    Burime të Reporterit kanë bërë të ditur se fëmija është shpëtuar nga motra e tij e cila ka arritur që ta nxjerrë 9 vjeçarin nga duart e nënës së tij.

    Ky burim ka thënë se pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit, fëmija do të strehohet në një familje tjetër.

    Por kjo nuk ishte hera e parë që kjo grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj.

    Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!