×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet njё person i dyshuar për dhunimin e një të miture

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 10:18

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një të miture.

    Sipas njoftimit të policisë, më 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё prindi i viktimës e kishte paraqitur vajzën e tij të mitur si person tё zhdukur, dhe i njëjti kishte deklaruar se ka marr informacione se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.

    “Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar”. thuhet në njoftim të policisë.

    Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!