×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohet një 33-vjeçar në Ferizaj, i gjenden lëndë narkotike të groposura në kopshtin e shtëpisë

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 23:45
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Një person është arrestuar për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’.

    Policia  sot në orët e pasdites në Ferizaj kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.

    Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr. Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.

    Policia njoftoi se janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

    Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!