×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 40 vjeçar, mashtroi një norvegjeze duke ia marrë 100 mijë euro

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 20:06

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti dyshohet se ka mashtruar një shtetase norvegjeze nga e cila ka marrë 100 mijë euro, shkruan Reporteri.net.


    Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit i ka urdhëruar masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Me datën 6 maj 2019 rreth orës 10:30, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima (shtetase Norvegjeze) ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga i dyshuari që nga viti 2013, dhe në këtë mënyre i dyshuari sipas viktimës ka përfituar shumën rreth 100.000 (njëqindmijë) euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’, transmeton Koha.net.

    Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 08.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin:

    K. lindur me 1979 m/k/sh

    Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!