×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një familjar i “Qorrit”, kërcënoi Policinë

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 10:24

    Policia e Kosovës ka arrestuar M.Shala i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka kërcënuar Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    “Me daten 23 shtator rreth orës 15:00 i dyshuari përmes Facebook-ut ka kanosur Policinë e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Prizrenit.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Policia e Prizrenit e ka konfirmuar për Reporteri.net se familjari i “Qorrit” është ndaluar për 48 orë.

    Kujtojmë se mbrëmjen e së martës pas një shkëmbimi zjarri nga Policia është vrarë Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri”. Ai po kërkohej nga Policia për veprën “Tentim vrasje”.

    “Qorri” i rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

    Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “Qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

    Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllain e tij.

    Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

    Përveç veprës penale të lartcekur nga policia, emri i viktimës lidhet të paktën me tri vepra të tjera penale.

    Ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “Qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!