×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 13:14

    Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur me datën 22 gusht 2019, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.


    Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione.

    Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: A.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Policia thotë se personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të dy personave të tjerë, që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!